Digjen katër objekte në Tetovë, lëndohet zjarrfikësi

Një zjarrfikës është lënduar gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit, që shpërtheu mëngjesin e sotëm, në një shtëpi banimi në fshatin malor Veshallë të Tetovës, transmeton Alsat. Si pasojë e përhapjes së shpejtë të zjarrit, flakët kanë kapluar edhe tre objekte ndihmëse të kësaj shtëpie, ndërsa janë djegur tërësisht të katër objektet.-

Rasti është paraqitur tek zjarrfikësit rreth orës tetë të mëngjesit, pas çka, me tre makina kundër zjarrit dhe dhjetë zjarrfikës, në kohë rekorde është intervenuar në shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij.
Nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë, për Alsat janë shprehur se për shuarjen e zjarrit janë dashur madje dhjetë zjarrfikës dhe pas një lufte të gjatë me flakët, i njëjti është arritur të lokalizohet.

Për fat të mirë, gjatë kohës që ka ndodhur zjarri në shtëpi nuk ka pasur njerëz me çka, dëmet llogariten vetëm materiale. Arsyet e zjarrit, sipas zjarrfikësve të Tetovës dyshohet të jenë nga energjia, por e njëjta do të konfirmohet nga ekipet e hetimin të cilat bashkë me policinë, për momentin janë duke bërë ekspertizat./Alsat

Leave a Reply