Disa tërmete “shkundën” një pjesë të vendit në orët e fundit – pamje që tregojnë se si gjithçka lëkundet brenda një kishe në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.7 ka goditur në jug të gadishullit e Greqisë, Mt. Athos.

Së paku deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm apo lëndim, shkruajnë mediat vendase.

Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti ndodhi të hënën në 7.12 të mëngjesit me kohën lokale dhe ishte më qendër 23 kilometra larg Malit Athos në një thellësi prej 17.5 kilometra.

Ky është i fundit në një seri tërmetesh në zonë që nga e diela në mëngjes.

Ndërkohë janë publikuar video që kanë regjistruar momentin e frikshëm brenda një Kishe në Karyes, ku shihet se gjithçka lëkundet nga tërmeti i fortë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter, shkruan BW.

Tërmeti i fortë ndodhi në orën 01:50 të së dielës në zonën e detit, 22 kilometra në jugperëndim të malit Athos, pas tërmetit me madhësi 4.2 në 22:39 të mbrëmjes së kaluar, duke u përqendruar në të njëjtën zonë.

Leave a Reply