“Djalin e vrava pa dashje”/ Avokati i Skënder Krasniqit jep detaje: Arma ishte e Albertit, u takuan në garazhin e shtëpisë

Biznesmeni Skëndër Krasniqi qëlloi me armë për vdekje në mes të Prishtinës djalin e tij Albert Krasniqi, një personazh i njohur në botën e showbizit për sherrin e tij me Noizyn por dhe si ish menaxher i Babastars.

Avokati i tij në studion e Shqipëria Live tha se klienti i tij është rëndë psikologjikisht, por e vetmja gjë që ka thënë është se djalin e ka vrarë pa dashje.

Avokati: Skëndër Krasniqi do të jetë në paraburgim një muaj,. Ai nuk e ka pranuar akuzën. Kemi kontestuar dashjen pra, që ai e vrau djalin me dashje. Si ka mundësi me dashje ta privojë nga jeta, se ata kishin raporte shumë të mira, si mund të thuash që kjo gjë u bë me dashje, Vrasja u krye nga pakujdesia.

Skënder Krasniqi nuk ka mundur të kontaktojë me mbrojtësin se është shumë rëndë psikologjikisht. Më ka thënë që e vrava aksidentalisht , nuk e bëra me dashje.

Po për bashkëshorten?

Po e vërtet, për veprimet e tij ai ka qenë në proces gjyqësor, po ka pasur mosmarrëveshje.

Ishte i përfshirë në këtë gjë Skënderi?

Jo absolutisht jo.

Policia ka pas urdhëres që Albertin kudo që ta gjente ta arrestonte. Skënderi nuk i ka kërkuar Albertit që të dorëzohet se ai s’mund të bëjë detyrën e policit.

Skënderi nuk ka mundur të komunikojë shumë, thotë vetëm që e kam vrarë aksidentalisht. Arma ka qenë e Albertit pa leje. Ata u takuan në garazhin e shtëpisë së Albertit.

Avokati thotë se mund të ketë pasur kamera në vendin e ngjarjes. “Nëse ka pasur kamera do të kuptohet më shumë, por Skënderi nuk pranon se e ka vrarë me qëllim djalin

Leave a Reply