Shikuar sipërfaqësisht, Shaqir Fetai na del si një injorant që duhet të udhëzohet e të këshillohet kah e mbara, por, nëse i analizojmë detajet e veprimeve të tij, do të konkludojmë se bëhet fjalë për një satana të veshur me lëkurë qengji. Le ta analizojmë pak nga këndvështrimi i zbërthimit të detajeve
Shkruan Haxhi Isa Xhaviti
Mbi tre dekada Shaqir Fetai na i paska shërbyer Sulejman Rexhepit, duke e lutur që ta pranojë e ta konsiderojë përjetë krah i djathtë i tij! E ka sprovuar disa herë Sulejman Rexhepi lojalitetin e kësaj “melaqe” dhe, çuditërisht, gjithnjë i ka dalur besnik e adhurues, tamam si putist i devotshëm. Pas Shaqir Fetait janë radhitur edhe të tjerët, sepse ky ka qenë shembull se si respektohet dhe si dëshmohet lojaliteti ndaj Sulejman Rexhepit i cili gjithnjë ka ditur edhe ta shpërblejë këtë “nënshtrim”! Madje, Shaqir Fetai çdo herë e ka ndjerë si pengesë ish-sekretarin gjeneral H. Afrim ef. Tahirin për ta adhuruar Sulejman Rexhepin ashtu siç di vetëm Shaqir Fetai. I është dukur si pengesë, si person që nuk e toleron adhurimet dhe lojalitetin prej servili siç e praktikonte Shaqir Fetai.
Ndaj dhe, sipas një debati televiziv ku sqarohet Sulejman Rexhepi, veç tjerash dëshmon edhe për angazhimin e parezervë të Shaqir Fetait për ta larguar Afrim Tahirin si dhe miqtë e tij që kanë pirë kafe me efendi Afrimin. Sulejman Rexhepi mendon se Shaqir Fetai e ka xhelozuar tepër shumë Afrim Tahirin ndaj dhe i ka sugjeruar që ta heq atë, ndërsa të mbahet, madje ky edhe ta trashëgojë armikun e Afrim Tahirit dhe të tërë BFI-së, Mustafa Dautin!
Sikur të ishte akoma në BFI Afrim Tahiri si dhe miqtë e tij që u dëbuan nga puna sepse kanë pirë kafe me Afrimin, Shaqir Fetai edhe koqet e veta t’i kishte gëlltitur nuk do të mund ta luante lojën e shërbimeve të huaja intelegjente për ta futur nën kontrollin e tyre Bashkësinë Fetare Islame. Sepse, Afrim Tairi është dëshmuar disa herë se nuk i intereson pushteti, se nuk i nënshtrohet partive, as politikës, as personave të fortë politik e policor. Të gjithë e mbajnë mend debatin televiziv të Afrim Tairit në AlsatM me ish-zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Musa Xhaferi për sa i përket vakëfit si dhe përpjekjeve të politikës për t’u shtrirë në BFI!
Të gjithëve u kujtohet se cili ishte qëndrimi i Afrim Tairiit ndaj kryeministrit, ndaj kryetarit të shtetit, ndaj shërbimeve e organeve në varësi të këtyre faktorëve. Afrim Tairi nuk ka pranuar që të bëjë politikë me asnjë parti por as me organet shtetërore. Gjithnjë ka kërkuar nga ish-reisul ulema që të jetë apolitik, të mos bashkëpunojë me organet e shtetit dhe as me partitë por, ata t’i kritikojë si shkelës të të drejtave dhe lirive fetare, t’i kritkojë si hajna të vakëfit deri sa të dorëzohen dhe ta kthejnë pronën duke e denacionalizuyar pa kurrfarë marrëveshje politike. Ndërsa Shhaqir Fetai në intervistën e fundit thotë se është i detyrar të bashkëpunojë me partitë politike si dhe me organet e larta shtërore, sepse kthimi i pronave të vakëfit si dhe akreditimi i medresesë varet nga ky bashkëpunim, e jo vënien e politikës anti-BFI para aktit të kryer!
Afrim ef. Tairi, ndonëse shmë i ri, gjithnjë e ka ditur se vasaliteti ndaj partive dhe organeve të shtetit ësht i dëmshëm për këtë Institucion dhe se, shteti vetëm sa duhet të informohet për detyrimet e saj ndaj BFI-së. Nëse nuk i merr parasysh këto detyrime atëherë, pasojnë ankesat te instituconet dhe faktorët relevantë ndërkombëtarë, e deri në shprehje të padëgjueshmërië qytetare ndaj organeve shtetërore. Kjo duhet të jetë politika e BFI-së dhe jo servilizmat partiake, bashkëpunimi i kushtëzuar me organet e shtetit, apo pranimi i spiunimit si detyrë parësore.
Shaqir Fetai është dashur të punojë si urithi nëntokë. Të ndikojë në largimin e Afrim Tairit, në largimin e miqve që preferonin të pijnë kafe me Afrim Tairin, e që, në procese gjyqësore e kanë si dëshmitarë, dhe, në një pej procesev Shaqir Fetai duhet të dëshmojë se nuk është rrencak! Këtë provim do ta japë duke dëshmuar se nuk ka propozuar për largimin e miqve të Afrimit pse kanë pirë kafe me të, por, sepse nuk kanë qenë në punë pesë ditë brenda vitit. Para se do të dëshmojë prej tij do të kërkohet që të betohet në Kuranin Madhështorë se do ta dëshmojë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën! E pastaj do t’i publikohet incizimi ku ai jep “fetvanë” për largimin e personit që me metoda plicore është fotografuar duke pirë kafe me H. Afrim ef. Tairn!
Dhe, pasi ia arriti këtij qëllimi, pasi u njohtua me të gjithë bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete në BFI, nuk e pat të vështirë për ta zbatuar planin e këtyre shërbimeve, ta mbledhë sojin, honxho-bonxhot e vet dhe t’ia bëjë puçin Sulejman Rexhepit. Natyrisht, duke u përkrahur në të gjitha shkeljet kushtetutare, në të gjitha aktet normative të BFI-së. Sepse, ndryshe, nuk do të zbatohej plani nëntokësor.
Nuk ka ndodhur në botë, në asnjë institucion, në asnjë shtet, në asnjë organizatë që, të mblidhen nëpunësit dhe ta shkarkojnë të parin! Ministrat që nuk janë të kënaqur me kryeministrin, japin dorëheqje! Nëpunësit që nuk janë të kënaqur me të parin e organizatës apo të institucionit, nuk e shkarkojnë të parin por japin dorëheqje, vetëlargohen në shenjë pakënaqësie. Vetëm Shaqir Fetai kërkon që të shkarkohet Sulejman Rexhepi, në vend se të japë dorëheqje e të largohet në shenjë pakënaqsie me ndonjë veprim të Sulejman Rexhepit. Jo pra, nk ka qenë ky qëllimi i Shaqir Fetait, ai nuk ka qëllime, por ka detyra nga shërbimi sekret për të kryer punë konkrete!
Ka pasur intelektualë e akademikë të cilëve, sapo u ka dalë nofka policore, nga turpi dhe nga dëshpërimi i skajshëm, ka zhytur kokën në govatë me raki dhe, brenda muajit ka vdekur. Tjetri nuk ka dalur as deri në derë të oborrit, një tjetër është i pekur nga disa sëmundje të këqia, ndërsa vetëm Shaqir Fetai, ndonëse i doli nofka policore si udbash (OREO-Shqiponja), këtij i shtohet sevdaja edhe më shumë që të bëhet “reis” dh të vizitohet e të urohet nga krejt bota. Edhe unë do ta uroj: urime Shaqir Fetai, edhe pse u dëshmove si udbash arrite të bëhesh “prijës” i hoxhallarëve të vendit, pra, përmes teje UDB-ja serbe t’i mbajë në grusht të gjithë hoxhallarët e vendit.
E realizoi misionin e nëntokës Shaqir Fetai, sepse, ky ishte synimi dhe qëllimi i nëntokës, kurse Shaqir Fetai e pati detyrim jetësor. Ndryshe, do të largohej me dorëheqje dh do ta bënte përallë Sulejman Rexhepin, duke e justifikuuar dhe arsyetuar dorëheqjen e vet. Do ta kishte më të lehtë se sa të përtypet e të gëlltitet nga sikleti i pamundësisë për ta arsyetuar shkarkimin dhe puçin ndaj Sulejman Rxhepit.
Me këtë puç Shaqir Fetai e dëshmoi se nuk i intereson BFI-ja, të cilën mundohen ta kontrollojnë shumë “organizata”. Për ta bërë sa më të nënshtrueshme, ai vetë i shkelë të gjitha aktet normative dhe tërë Kushtetutën e BFI-së! Ky veprim është hyrje në një anarki totale që shkaktohet për t’u instaluar një diktaturë të egër, deri në vepprimtari terroriste.
Ishalla me këtë vështrim kemi dhënë sado pak kontribut në zbërthimin e detajeve prej nga e kemi nxjerrë djallin këmbëkryq mbi “çallmën” Shaqiir Fetait.