Një person i armatosur hapi zjarr në një bar në Romë, duke vrarë tre gra dhe duke plagosur katër të tjerë të dielën (11 dhjetor).
Siç raportojnë mediat italiane, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur në një takim të banorëve të një pallati.
Mediat italiane identifikuan 57-vjeçarin e dyshuar si Claudio Campiti, i cili u arrestua pas incidentit me të shtëna me armë në lokalin në lagjen Fidene në veri të Romës.
Një dëshmitar i tha agjencisë italiane të lajmeve Ansa se “ai hyri, mbylli derën dhe bërtiti ‘Do t’ju vras të gjithëve’ dhe më pas filloi të qëllonte”.
Katër persona të tjerë u plagosën nga të shtënat, me të paktën një prej tyre i plagosur rëndë. Një tjetër dëshmitar i tha Rai News se i dyshuari ishte një vendas që kishte një histori mosmarrëveshjesh me shoqatën e banorëve.
Raportet përmendën se personi i armatosur ishte i njohur për anëtarët e shoqatës së banorëve dhe ishte raportuar më parë tek policët për kërcënime.