Kandidati republikan per Shtëpinë e Bardhe, Donald Trump, i cili kishte kërkuar pak kohe me pare qe muslimaneve t’u ndalohej hyrja ne SHBA, ka përcjelle nje tjetër mesazh armiqësor per ta. Nje grua muslimane qe merrte pjese ne nje takim elektoral te tij ne Karolinen e Jugut u dëbua nga salla ne Rock Hill. Ajo qëndronte e heshtur ne këmbe dhe kishte veshur një bluze ku shkruhej: Salam, unë vij ne paqe, ndërsa nje oficer i sigurisë e detyroi te largohej. Gruaja, Rose Hamid sqaroi se nuk dëshironte ta ndërpriste, por synonte qe njerëzit ta kuptonin se mënyra sesi flet Trump nuk është e ajo e duhura per atë si kandidat. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ka reaguar Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike, qe i beri apel kandidatit republikan t’i kërkojë ndjesë gruas 56 vjeçare. Ne deklarate kërkohet qe Trump te beje nje deklarate te qarte se muslimanet ne SHBA jane te mirëpritur si qytetare dhe pjesëmarrës ne proceset politike ne vend. Multimiliarderi është bere shpesh objekt kritikash per qëndrimet e tij dhe propozimi i fundit per te ndaluar hyrjen e muslimaneve ne territorin amerikan u prit me reagime te ashpra.
Trump hyn në histori me kthimin në Shtëpinë e Bardhë
Donald Trump do të jetë përsëri president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me fitoren në zgjedhjet e 5 nëntorit, Trump…