Dortmund ka fituar kundër Koln me rezultatin bindës 1-3. Golin hapës e shënuan vendasit me anë të Drexler i cili shënoi me kokë nga një goditje këndi në të 29’.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 dhe vetëm në minutën e 70’ do të vijë goli nga miqtë me anë të Sanchos. Ai shkarkon të majtën duke shënuar në cepin e djathtë të portës. Vetëm në të 86’ Dortmund do të kalojë në epërsi për herë të parë, ku Hakimi shënon me kokë.
Në minutën e katërt shtesë Paco Alcacer vulos fitoren e miqëve duke dalë me pikë të plota nga sfida e javës së dytë.