Dramë familjare/ Nëna vret tre fëmijët e saj, më i vogli vetëm 8 muajsh

Në prangat e policisë austriake ka rrënë 31 vjeçarja pasi dyshohet se ka vrarë tre fëmijët e saj.

Sipas mediave  të huaja,gruaja ka telefonuar policinë rreth orës 5:30 të mëngjesit dhe tha se kishte vrarë fëmijët e saj dhe se donte të bënte vetëvrasje.

Menjëherë policia shkoi në vendngjarje ku gjeti dy fëmijët e vdekur, një djalë tetë muajsh dhe vajzën tre vjeç. Gjithashtu dhe vajza tjetër nëntë vjeçare u gjet në banesë e cila dha shenja jete dhe menjëherë efektivët e polcisë e dërguan drejt spitalit ku dhe vdiq pak më vonë.

Nëna 31 vjeçare kishte plagë në kyçin e saj të dorës. Ajo aktualisht është duke u ekzaminuar nga zyrtarët mjekësorë dhe sipas informacioneve gjendja e saj është e qëndrueshme dhe mund të merret në pyetje.

Leave a Reply