Në ditët e pushimit kanë vizituar dhe vende të tjera. Duke u shprehur se do të rikthehen sërish nuk lënë pa përmendur bukuritë por sigurisht edhe mikpritjen e qytetarëve.
“Eshte hera e parë që vij në Shqipëri, shqiptarët janë mikpritës, edhe të gatshëm për të bashkëpunuar edhe për të ndihmuar.”
“Është hera ime e parë në Shqipëri. Më pëlqeu Shqipëria, ishim në Durrës dhe erdhëm edhe këtu për një xhiro të bukur. Është një vend në zhvillim jo si te ne. Ne jemi te mbyllur. Ne jemi mësuar të shohim ndërtesa të vjetra në Itali, edhe kjo bën pjesë në historine tonë romane, ngjan me Venecian Romen, ndihemi gati si në shtëpi. Është një eksperience e bukur me natyrë të bukur edhe vende te bukura.”
Butrintit nuk i mungojnë as shqiptarët e Kosovës të cilët e vlerësojnë për bukuritë dhe veçantinë që ka.
Gjatë vitit të shkuar ku për shkak të pandemisë, monumentet kulturore dhe arkeologjike ishin në krizë vizitorësh dhe Butrinti numëronte një mesatare prej vetëm 200 personash në ditë./Ora News/