Drejtori ekzekutiv i BioNtech: Vaksina kundër COVID-19 ndoshta mund të shpërndahet në dhjetor

Vaksina kundër coronavirusit mund të shpërndahet në vendet e Bashkimit Evropian para fundit të vitit, shkruan euronews.

Këto komente i ka bërë drejtori i BioNTech, laboratorit gjerman që ka punuar ngushtë me gjigant farmaceutik amerikan Pfizer, për të zhvilluar vaksinën, transmeton Telegrafi.

Ugur Sahin ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP, se është e mundur që vaksina e tij mund të marrë lejen dhe të shpërndahet në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e Bashkimit Evropian para vitit 2021.

“Ekziston një mundësi që të sigurojmë autorizimin këtë vit në Shtetet e Bashkuara apo në Evropë – ose në dy rajonet”, ka thënë Dr Sahin.

Ai pranoi se kërkesa për autorizim pritet të nënshkruhet me agjencinë amerikane të kontrollit të ushqimit dhe barnave FDA (të premten).

“Ndoshta mund ta bëjmë shpërndarjen e vaksinave në dhjetor”, ka shtuar ai.

Leave a Reply