Në teatrin Skampa të Elbasanit ka përfunduar shfaqja e parë e premierës “Babai”. Komedia e trishtë e regjisorit Spiro Duni do të jetë në skenë për publikun elbasanas nga data 11-19 nëntor.
Me pjesmarrje të akorëve të mëdhenj si Reshat Arbana, Flaura Kureta, Hysen Mullajonuzi, Mario Elezi dhe Elia Zaharia.
Pas mbarimit të shfaqjes së fundit, aktori i madh Reshat Arbana është përlotur. Kanë qenë duartrokitjet e publikut në sallë që nuk kishin të mbaruar, të cilat shkaktuan lotët në sytë e aktorit të madh të skenës.
Në një foto të publikuar nga gazetari nga Elbasani Lenc Pisha, aktori shfaqet me lot në sy, me një buqetë lulesh në njërën dorë dhe dorën tjetër në zemër.
Mbyllet premiera, çfarë e përloti në skenë aktorin e madh Reshat Arbana./newsbomb