Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje bizneseve që tashmë janë të lejuara të punojnë që të pajisen me vërtetimin dhe me protokollin e sigurisë. Në një reagim në mediat sociale Rama shkruan se nga data 27 prill, Task-Forca do të jetë në terren dhe do të ndërkojë të gjithë ata që nuk kanë zbatuar rregullat.
“🔴 KUJTESË!
ÇDO BIZNES I LEJUAR PËR HAPJE DUHET TË DISPONOJË NË MJEDISIN PËRKATËS VËRTETIMIN NGA www.e-albania.al DHE PROTOKOLLIN PËRKATËS TË SIGURISË, DUKE FILLUAR NGA E HËNA 27 PRILL!
TASK-FORCA NDËRINSTITUCIONALE ANTICOVID19 DO TË INSPEKTOJË DHE SANKSIONOJË, NË BAZË TË AKTIT NORMATIV DHE TË KODIT PENAL ÇDO BIZNES QË NUK DO TË KETË DOKUMENTACIONIN PËRKATËS, SI EDHE KUSHTET E PËRCAKTUARA NGA PROTOKOLLI🚫“, shkruan Rama.