Durrës, një 25-vjeçar mbytet në Gjirin e Lalzit

Të dielën pasdites një person është mbytur në plazhin e Gjirit të Lalzit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se viktima është rreth 25-vjeç, i seksit mashkull, ndërsa identiteti ende nuk është bërë i ditur.

Mësohet se ekipet e emergjencave kanë ndërhyrë, por nuk kanë mundur të shpëtojnë të riun.

Trupi i pajetë i 25-vjeçarit të mbytur pasditen e së dielës është dërguar në morgun e qytetit të Durrësit.

Leave a Reply