Dy peshkatarë në rrezik mbytjeje janë shpëtuar nga forcat e Policisë Kufitare. Mëngjesin e së hënës, shërbimet e Policisë Kufitare të Durrësit janë njoftuar për rrezikun që i kanosej dy peshkatarëve teksa ndodheshin rreth 300-400 metra larg bregut në det.
Dy peshkatarët me banim në Durrës, përkatësisht R.H., 38 vjeç, dhe G.K., 54 vjeç, kishin dalë për të peshkuar me një mjet lundrimi pa motorr, tip pedalonë, kur janë ndjerë në rrezik nga rrymat detare.
Shërbimet e Policisë Kufitare, të ndihmuara edhe nga disa barka peshkimi, të cilat ndodheshin në atë zonë, kanë bërë të mundur shpëtimin e dy peshkatarëve, të cilët janë nxjerrë në breg pa asnjë problem.