Kosova marrëveshje për bashkëpunim ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe

Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim ekonomik.

Kjo marrëveshje bazë e negociuar nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga prej disa muajsh me Emiratet e Bashkuara pritet t’i hapë rrugë investimeve konkrete të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë. Njëra prej tyre mund të sigurojë edhe punësimin sezonal të shtetasve kosovarë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Marrëveshja u nënshkrua në Dubai, gjatë vizits së Presidentes Jahjaga, e shoqëruar nga një delegacion në nivel të ministrave, në përbërje të të cilit është ministri për Financa i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Ekonomisë i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sulltan bin Saeed Al Mansouri.

Arritja e kësaj marrëveshje vjen pas një sërë vizitash bilaterale në Kosovë dhe Emirate të Bashkuara Arabe, dhe takimeve që Presidentja Jahjaga ka pasur me Princin e Kurorës, Sheikh Muhammed bin Zayed al Nahyan, për të identifikuar plane dhe projekte konkrete për investime.

Sipas kësaj marrëveshje, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të përfshijë, por nuk do të kufizohet, në fushën e tregtisë, minierave, industrisë, bujqësisë, transporteve dhe  telekomunikacionit.

Leave a Reply