Dy biletat e fundit çerekfinaliste në Champions

The trophy is placed on display for the photographers before the soccer Champions League draw in Istanbul, Turkey, Thursday, Aug. 26, 2021. (AP Photo/Emrah Gurel)

Atletico me mision përmbysjen ndaj Interit, gjithçka e hapur në Dortmund-PSV

Atletiko e Madridit-Inter është sfida më interesante e mbrëmjes së sotme në Champions League. Kryeqytetasit duan të kualifikohen përtej këtij turi, me objektivin që është të përmbys disavantazhin minimal 1-0 të sfidës së parë. Skuadra e Diego Simeone nuk është në formën më të mirë, pasi kanë humbur 5 nga 8 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Por pavarësisht kësaj, zikaltërit duhet të thyejnë tabunë “Metropolitano”, pasi Los Colcheoneros e kanë shndërruar në një fortesë të vërtetë. Në 20 ndeshje këtë sezon, Atletico ia ka dalë të fitojë 18 herë, ndërsa ka pësuar 1 humbje dhe një barazim. Në krahun tjetër, Inter ka një bilanc pozitiv në këtë raund, pasi ka arritur të fitojë 42 nga 46 ndeshjet e mëparshme me eliminim direkt në UEFA në të cilat italianët kanë fituar ndeshjen e parë në shtëpi.

Gjithçka e ekuilibruar në duelin tjetër, mes Dortmund dhe PSV. Barazimi 1-1 në sfidën e parë lë të hapur çështjen e kualifikimit mes dy ekipeve që kanë dhuruar spektakël e emocione në këtë sezon. Skuadra gjermane nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi në asnjë nga dy edicionet e fundit të Ligës së Kampionëve me 3 fitore dhe 4 barazime, teksa kërkon të përsëris sezonin 2020-2021 kur u kualifikuan në çerekfinalet e kompeticionit.

Kësaj frike i shtohet edhe forma e PSV këtë sezon. Gjigantët holandez kanë dëshmuar se janë të pathyeshëm në këtë sezon, pasi janë vetëm dy humbje në 39 ndeshje. Me këtë ritëm, PSV konsiderohet si favorite për të shkuar më tej dhe të kualifikohet mes 8 ekipeve më të mira të Europës për herë të parë që prej sezonit 2006-2007.

Leave a Reply