Te dy kampet politikes, e majta dhe e djathta i kane përkthyer ne dokumenta konkrete premtimet e seancës se kaluar për tërheqjen e dekoratave qe kane përfituar persekutohet e regjimit komunist, me rastin e 70 vjetorit te çlirimit te atdheut. Partia Socialiste ka depozituar ne kuvend projektligjin qe mban firmën e kryeministrit Edi Rama, si deputet propozues. Ndërhyrja është bere ne ligjin për dekoratat dhe parashikon qe dekorata nuk mund te marre nje person qe është denuar per krime kundër njerëzimit, krime lufte, bashkëpunim me pushtuesit e vendit; dekorata nuk mund te marrin as ata qe kane qene anëtar te byrosë politike te Partisë se Punës, kryetar i Gjykatës se Larte, i Hetuesisë, i degës se Punëve te Brendshme. Por edhe pse projektligji është depozituar ne kuvend, ai do te shqyrtohet vitin tjetër, kur çelet sesioni i ri për shkak te procedurës se parashikuar nga rregullorja. Nga ana tjetër demokratet kane mbajtur premtimin dhe kane paraqitur rezolutën e tyre per tërheqjen e dekoratave.“Kuvendi do të hartojë dhe miratojë legjislacionin e nevojshëm për anulimin e çdo dekorate, medaljeje apo akti tjetër vlerësues të individëve që kanë kryer krime kundër njerëzimit në kuadër të regjimit komunist si dhe të përcaktojë procedura të qarta për parandalimin e dekorimit të tyre në të ardhmen;Kuvendi do të miratojë legjislacion e nevojshëm për shfuqizimin e çdo përfitimi apo privilegji financiar për këta individë përfshirë pensionet shtesë apo të posaçme për shkak të statusit të veteranit apo të çdo natyre tjetër”.E pavarësisht se opozita është shprehur e gatshme te shqyrtoje te dy nismat, parashikimet e rregullores kane bere qe edhe kjo rezolute te ngelet për t’u shqyrtuar, kur parlamenti te filloje punën pas pushimeve, ne 18 janar.
Trump njeri i guximshëm”, Putin: NATO e ka humbur arsyen e ekzistencës së saj
Në një intervistë për një media ruse, Presidenti Vladimir Putin u shpreh optimist per rikthimin e Trumpit në Shtëpinë e…