Szymon Marciniak ishte një nga më të urryerit pas eliminimit të Bayern Munich nga Champions League, në gjysmëfinalen përballë Real Madrid, të cilën këta të fundit e fituan 2-1.
Por episodi i minutave të fundit, kur De Ligt dërgoi topin në rrjetë dhe Marciniak vërshelleu para kohe, i ka kushtuar rëndë këtij të fundit.
UEFA i ka hequr të drejtën e arbitrimit të ndeshjes hapëse të EURO 2024, Gjermani – Skoci. Polaku ishte programuar për ta gjykuar këtë ndeshje, por pas episodeve në Real – Bayern, UEFA ja ka hequr këtë detyrë.
Por nuk mbyllet me kaq, pasi Szymon Marciniak mund të përjashtohet nga EURO 2024, duke mos pasur të drejtën të gjykojnë asnjë prej ndeshjeve.