Kombëtarja shqiptare ia doli të marrë fitoren e kërkuar ndaj Hungarisë në ndeshjen e radhës së kualifikueseve të Botërorit 2022.
Në Elbasan Arena në ditën e kthimit të tifozëve në stadium pas 1 viti e gjysmë, përfaqësuesja kuqezi arriti të mposhtë hungarezët me rezultatin 1-0.
Të besuarit e Edi Rejës zhvilloi një lojë shumë më të mirë se Hungaria teksa e kërkoi më shumë golin. Kumbulla, Balaj, Cekici dhe Laci krijuan shanset më të mira në këtë ndeshje, por askush nuk ia doli mbanë të dërgojë topin brenda kuadratit të portës. përpjekjet e kuqezinjve në gjetjen e golit vijuan por ata u ndalën në sulmet e tyre.
Megjithatë Kombëtarja shqiptare e mori shpërblimin e merituar në minutën e 87 kur Armando Broja shënoi në portën hungareze një gol me shumë peshë që i jep mundësinë skuadrës të shkojë në kuotën e 9 pikëve.