2 viktima nga Maqedonia e Veriut, 1 nga Kosova
Duhet të ishte një fundjavë relaksuese pranë bregdetit shqiptar, por kjo e dielë rezultoi tragjike për 2 pushues nga Maqedonia e Veriut dhe 1 nga Kosova.
Svetko Mitanovsi 78 vjeç dhe Mirko Miçevski 79 vjeç, shtetas të Maqedonisë së Veriut, humbën jetën mes dallgëve në plazhin e Spillesë në Kavajë.
Të moshuarit u futën për t’u larë, por deti i trazuar e vështirësoi daljen e tyre në breg. Mësohet se ata ishin pjesë e një grupi prej 30 vetash që po pushonin në Shqipëri.
Ndërsa një tjetër pushues nga Kosova humbi jetën po këtë të dielë në plazhin e Velipojës. Bëhet fjalë për 59-vjeçarin Hasan Hysenaj i cili nuk mundi të dilte i gjallë nga deti.
Policia po punon ende për të zbardhur shkaqet e ngjarjes tragjike, nëse viktima pati probleme shëndetësore apo u mbyt në luftë me dallgët.
Rastet fatale nuk kanë munguar në bregdetin shqiptar edhe përgjatë këtij sezoni veror.
Vetëm në muajin Gusht kanë humbur jetën edhe 3 pushues të tjerë. Rasti më i fundit ishte ai i një 22-vjeçari që u mbyt në Gjirin e Lalëzit në 19 Gusht.