Temperaturat ekstreme mbi 40 gradë në disa qytete
Mbi 40 gradë celsius pritet të shënojë termometri në mesjavë në kryeqytet dhe disa qytete të tjera. Sinoptikanët thonë se temperaturat ekstreme që do të përfshijnë vendin janë si pasojë e masave ajrore të ardhura nga Afrika.
“E mërkura, e enjtja dhe e premtja do jenë ditët më të nxehta ku dhe zonat veriore si Peshkopia do të regjistrojnë 38 gradë, ndërsa kryeqyteti dhe Elbasani do shkojnë mbi 40 gradë. Prezenca e lagështirës në ajër do të bëj që këto temperatura të ndihen të paktën 5 apo 6 gradë më shumë”.
Temperaturat e larta do të na shoqërojnë dhe gjatë natës veçanërisht në bregdet ku termometri nuk do të zbres nën 24 gradë në minimumin e tij.
Fundjava do të sjell një ulje të temperaturave me 3 gradë, por gjithsesi ekspertët e motit vlerësojnë se këto temperatura janë anormale pasi vlerat normale për Qershorin nuk i kalojnë 30 gradë në maksimumin e tyre.