E ndihmuan në arratisje ngase kishte probleme hasmërie

Dy të arrestuarit pardje, që ndihmuan në arratisjen e 20-vjeçarit nga Burreli, kanë thënë në polici se Arnolt Canameti kishte probleme hasmërie dhe se u ishte kërkuar ndihmë, pasi ai rrezikonte jetën.

Nga ana tjetër, në Rinas po kryhen verifikimet për efektivët e policisë kufitare atje, por deri më tani askush nuk ka rezultuar fajtor. Kjo për faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nuk ishte koordinuar me Komisariatin e Rinasit dhe askush nga blutë nuk kishte dijeni se mes 20 të depërtuarve nga Franca, pardje do të mbërrinte në aeroport edhe një i dënuar për vrasje në tentativë.Në dalje, 20-vjeçarin e kanë pritur me makinë dy persona nga Burreli, Murat Hysa 50 vjeç dhe Ylber Ndoi 29 vjeç, të dy të arrestuar pardje me akuzën e përkrahjes së autorit për t’u arratisur.

Leave a Reply