E rëndë/ Tre burra bëhen bashkë… për të rrahur një femër

Në qytetin e Suharekës tre persona janë bërë bashkë për ta rrahur një grua njofton Policia e Kosovës. Tre persona në Suharekë pas një mosmarrëveshje kanë rrahur një femër të vetme, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gruaja është dërguar në spital, kurse dhunuesit janë ndaluar nga policia.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, pasi pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht vik timën femër K-Shqiptare. Ajo eshte mjekuar ne spital, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply