Agjencia e lajmeve Meta.mk njofton se për vendimin final të ekstradimit duhet të vendos ministry grek i Drejtësisë, ndërkaq në të njëjtën kohë, do të vendoset a do të pranohet kërkesa e tij për azil në Greqi.
D.V. ka qenë i arrestuar në Selanik, në muajin shkurt. Avokatja e D.V., Natasha Zaralidu, deklaroi se “nëse ai kthehet në Maqedoni, atje do të prezantohet si kriminel, do ta linçojnë dhe se përgatitet aktivitet juridik pas vendimit të Gjykatës supreme”.
Mbrojtja pohon se D.V. ka udhëhequr njësitin special në rastin “Kumanova”- 9/10 maj 2015. Sipas avokates, D.V. është shquar si hero në kohën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit, por pastaj i përndjekur nga forcat shqiptare në Maqedoni, i është kurdisur rasti me posedimin e bombës dhe drogës dhe për këtë arsye ka ikur në Greqi./Lajmpress