Edhe financuesi i fushatës pro Brexit nën hetim kriminal

Miliarderi kontrovers britanik Arron Banks, që ishte dhe financuesi kyç i fushatës elektorale pro Brexit, po hetohet për shkeljen e të rregullave për financimin e zgjedhjeve. Ai hetohet për përdorimin e supozuar të kompanive offshore për të financuar fushatën e largimit nga Bashkimi Europian.

Ai sponsorizoi fushatën e Partisë për Pavarësi të Mbretërisë së Bashkuar e udhëhequr Nigel Farage gjatë referendumit të vitit 2016.

Në hetim është edhe Liz Balney, një tjetër një figurë udhëheqëse e platformë Leave.EU.Lajmin për hetimin e konfirmoi Komisioni britanik i Zgjedhjeve, që tani ia ka kaluar çështjen për shqyrtim Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA).Banks ka qenë një mbështetës i kryesor i konservatorëve deri në vitin 2014, kur ai u largua nga e Partia për Pavarësi të Mbretërisë së Bashkuar.

Mendohet se ai e ka financiar me rreth 9.6 milionë paund fushatën pro largimit nga BE-ja, transmeton Oraneës. Banks i ka mohuar parregullsitë dhe shton se akuzat kundër tij kanë sfond politik.

Ndërkaq përfaqësuesit e Britanisë dhe ata të unionit kanë hyrë në fazën finale të bisedimeve për realizimin e Brexit.Por nga ana tjetër në Londër kanë nisur dhe protestat ku kërkohet një referendum i dytë.

Leave a Reply