Edhe një libër mbi çorganizimin total të BFI-së

Korporata për Produksion, Informim dhe Botim “1kliklarg”, Tiranë, në bashkëpunim me Lëvzjen Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së, së shpejti do të publikojnë librin e radhës me titull “ÇORGANIZIMI TOTAL I BASHKËSISË FETARE ISLAME NË RMV. Në këtë botim, i pesti me radhë në kolonën e botimeve që trajtojnë periudhën e degradimit dhe devalvimit total të BFI-së që kur në krye të saj u instalua politikisht Shaqir Fetai, ngërthehen rreth njëqind shkrime, analiza, komente, opinione e vështrime të publikuara nëpër portale e gazeta kombëtare. Pra, përfshihen shkrimet nga maji i vitit të kaluar e deri në fund të majit të sivjemë, duke shënuar katër vjetorin e mjerimit dhe mallkimit të rëndë që e kaploi Institucionin tonë fetar që kur qarqe të caktuara antishqiptare e antiislame vendosën dhe kontribuan verbërisht që në krye të BFI-së ta instalojnë Shaqir Fetain, njeriun i cili përmbysi gjithçka kombëtare e fetare e ngritur me dekada në Bashkësinë Fetare Islame në RMV.
Opinioni i gjërë do të ketë rastin që botimin elektronik në fjalë ta kenë në format PDF dhe ta zbresin nëpër pajisjet e tyre elektronike dhe ta lexojnë në çdo moment e në çdo kohë.

https://www.facebook.com/share/p/UdmumsfS3pWL4KiU/?mibextid=oFDknk

Leave a Reply