Sekretari Gjeneral, dr. Mohamad bin Abdul Karim Al-Isa, në Maqedoninë e Veriut gjendet për t’i prezantuar politikat e kësaj Organizate botërore, angazhimet e saj si dhe përpjekjet e botës myslimane, të cilat konsistojnë në luftë kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, bashkëjetesë dhe tolerancë fetare si dhe paqe anekënd botës! Dhe, për këto vlera njerëzore pa dyshim që duhet të diskutohet me organet më të larta dhe më kompetente shtetërore, kurse Bashkësia Fetare Islame vizitohet sa për të mos e anashkluar një organizatë myslimane në shtetin të cilin e viziton ekselenca e tij
Nga Mevlan Nallbani
Dy tre vite më parë, përgjatë dy takimeve me Sekretarin gjeneral të Ligës Botërore Myslimane – Rabita, dr. Mohamad bin Abdul Karim Al-Isa, ish-Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, në të dy rastet, i kishte bërë ftesë ekselencës së tij, që të vijë dhe t’i vizitojë myslimanët e Maqedonisë së Veriut. Në takimin e fundit, z. Al Isa i kishte premtuar efendi Rexhepit se tashmë e ka futur në axhendën e vet edhe vizitën që do t’ia bëjë në një të ardhme të afërt Maqedonisë së Veriut. Kështu që, meritat i përkasin H. Sulejman ef. Rexhepit, edhe pse, i instaluari në krye të BFI-së, mynafiku dhe hipokriti, Shaqir Fetai, kërcen si zorra në prush duk u përpjekur që ta bindë “botën” se mysafiri i lartë arab vjen këtu me ftesë të Shaqir Fetait në bashkëpunim me kabinetin e Kryetarit të Shtetit!
Shaqir Fetai dëshiron të përfitojë në mënyrë shumë naive ndonjë pikë nga kjo vizitë! Dëshiron të prezantohet:
– si shumë koperativ me organet e shtetit (të atij shteti që akoma nuk e ka thënë asnjë fjalë për urrejtjen ortodokse kundër islamit në Maqedoninë e Veriut – uzurpimi i xhamve, i sahat kullave, përdhunimi i tyre me kryqe gjigante, djegia e xhamisë dhe moslejimi për ta rindërtuar, regjistrim të bashkësive paralele fetare islame, regjistrim dhe legalizim të radikalizmit fetar në emër të islamit etj.)
– si digaster i institucioneve shtetërore,
– si marionetë e politikave shtetërore të një shteti afetar,
Shaqir Fetai paraqitet tamam si ato plakat axhuze, të cilave nuk u intereson e djeshmja, duke thënë “askush s’të pyet si ke qenë por, si je”! Bën prezantimin e një Institucioni me organe të qenme e të paqenme, duke e rrejtur mysafirin e lartë, ndërsa të gjithë këto suksese gjigante i paraqet si të tij, të arritura për këtë vit sa gjendet i instaluar nga politikat antiislame në krye të BFI-së! Kush e bëri BFI-në me të gjitha ato të arritura e suksese që i numëron Shaqir Fetai pa asnjë fije skuqje në fytyrë?!
Pse rrenë Shaqir Fetai se Sekretari gjeneral i Ligës botërore myslimane e paska vizituar “reisul ulemanë”! “Reisul ulemanë” mund ta vizitojë në shtëpinë e tij, në Çegran, kurse në Çairska 52 çdo mysafir viziton BASHKËSINË FETARE ISLAME ku pritet me të gjitha nderimet dhe respektet nga anëtarët e Rijasetit të prirur nga reisul ulema!
Sekretari Gjeneral, dr. Mohamad bin Abdul Karim Al-Isa, në Maqedoninë e Veriut gjendet për t’i prezantuar politikat e kësaj Organizate botërore, angazhimet e saj si dhe përpjekjet e botës myslimane, të cilat konsistojnë në luftë kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, bashkëjetesë dhe tolerancë fetare si dhe paqe anekënd botës! Dhe, për këto vlera njerëzore pa dyshim që duhet të diskutohet me organet më të larta dhe më kompetente shtetërore, kurse Bashkësia Fetare Islame vizitohet sa për të mos e anashkluar një organizatë myslimane në shtetin të cilin e viziton ekselenca e tij.
Shaqir Fetai aq shumë është dehur nga kjo vizitë e papritshme sa, u mbyt duke rrejtur e duke e prezantuar gabimisht e rrejshëm mysafrin e larët nga Rabita! Ai nuk është “sekretar gjeneral i Botës islame”, porse, është “sekretar gjeneral i Ligës botërore myslimane”! Në atë organizatë aderojnë rreth 80-90 shtete, prej të cilëve a janë dy shtete islame a nuk janë! Shaqir Fetai qëllimisht tallet me mysafirin, sa për t’ia ironizuar organizatën prej nga vjen!
Sikur ta dinte mysafiri i lartë se ka ardhur në një shtet i cili, një vit më parë, kreu një puç klasik dhe një komplot të përkryer në rrënimin e BFI-së, duke e instaluar dhe duke e institucionalizuar shkeljet e Kushtetutës së BFI-së, ai nuk do të pranonte që të njolloset vetë si dhe Organizatë që e përfaqëson;
sikur ta dinte se ka ardhur në një shtet ku, partitë qeveritar (LSDM-BDI) kanë instaluar një udbash në krye të BFI-së me qëllim të degradimit të këtij Institucioni me traditë të paprekshme islame gjashtëshekullore – ai kurrë nuk do të vinte në këtë shtet;
sikur ta dite mysafiri i lartë nga RABITA se do të pritet nga një bashkëpunëtorë i UDB-së – shërbim sekret ky që ka pirë gjak me pambuk mbi trupat e myslimanëve të këtij nënqielli dhe më gjërë – vështirë se do të pranonte të takohej me Shaqir Fetain;
sikur mysafiri i lartë, dr. Mohamad bin Abdul Karim Al-Isa, ta dinte se do të hynte në një “seli” ku vlon korrupsioni, kurvëria, bixhozi, dallaveret, hajnia, matrapazllëqet, pisllëqet, idiotizmat, analfabetizmi, ku do të pritet nga figura të dyshimta, nga “myftinjë” injorantë e diletantë, me diploma e tituj të blerë – për asnjë çmim nuk do të pranonte të vijë në këtë shtet!
Ai erdhi për t’u marrur vesh me këtë shtet rreth disa politikave globale për sa i përket synimeve të botës demokratike në ruajtjen e paqes dhe mirëqenies anekënd botës, kurse shteti ia la qëllimisht Shaqir Fetait, sa për ta bindur opinionin e brendshëm se, ja, nuk ka rëndësi nëse do të jeni shpiunë e bashkëpunëtorë të shërbimeve ku ju rekruton shteti, sepse shteti kujdeset që mos të ngelni pa “u respektuar” e pa “u nderuar”, pa “u përkrahur” e pa “u vizituar” nga isntanca më të larta botërore!
Shaqir Fetai u bë palë e kësaj politike që e nënçmon ekselencën e tij, dr. Mohamad bin Abdul Karim Al-Isa!
Allahu Fuqiplotë thotë: “. Nuk është kështu si thoni ju! Ata që bëjnë vepra të këqija dhe mbulohen nga fajet e veta, do të jenë banorë të Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë” (el Bekare, 81)