Editorial: Plaçkitje institucionale e haxhilerëve

BFI-ja e Shaqir Fetait, e gjendur nën presionin e opinionit të gjërë, më në fund, pranoi të dalë dhe publikisht ta pranojë çmimin e haxhit të sivjemë, të cilin, opozita e saj e ka bërë publike tash e një muaj më parë!
Shaqir Fetai thotë se, bazuar në vendimet e një mbledhje “sekrete” masonerike të “rijasetit” të tij, çmimi për haxhin e sivjemë do të jetë 6550 euro! Çmimi më i shtrenjtë në rajon, çmim ky që matet me çmimet e vendeve me standard ekonomik e jetësor super të lartë!
Po pse vendimet e një organi fetar të jenë aq sekrete dhe të publikohen vetëm kur organi mbështetet për muri, kur lakuriqësohet tërësisht në synimet e tij për ta vjedhur popullatën e shkretë! Çmimi i haxhit është një punë që bëhet publik hala pa nisë regjistrimi i haxhilerëve. Publikohet çmimi dhe tek pastaj, varësisht nga xhepi, paraqiten haxhilerët për t’u regjistruar!
Çka ka bërë Shaqir Fetai! E hap regjistrimin, i manipulon myslimanët e diasporës (që kanë pasaportë maqedonase) dhe, vetëm regjistron, e shton numrin përtej kuotës së caktuar nga zyrtarët arabë dhe, pasi konkurrenca të arrijë në nivel të konsiderueshëm, e publikon çmimin, duke ua përcjellë mesazhin kandidatëve: nëse ju duket shtenjtë, mos udhëtoni, sepse ka plotë që po presin të paguajnë! Ato vende që lirohen nuk bëhen publike, porse me ato vende shantazhohen grupi prej njëmijë vetëve që janë “tepricë”, duke u thënë se, kush paguan më shumë, ka gjasë që t’i sigurohet një vend duke i eliminuar haxhilerët hallexhinjë të cilët as vetë nuk e dinë se në cilin numër rendor janë me radhë!
Hajni e përkryer kjo e Shaqir Fetait! Zatën, kjo hajni “profesionale” e tij është dëshmuar edhe më parë, dhe gjithnjë e bën atëherë kur e ndjenë momentin e largimit! Ka instiktin e mamuthit, i cili, sapo ta ndjejë vdekjen e vet, shkon dhe e hap varrin! Ngjashëm veproi edhe kur u përgatit për ta lënë myftillëkun sapo i thanë që të bëhet gati për tradhëtinë e madhe që do ta sjellë në pozita të “reisit”! I dëboi arabët të cilët ishin gati për një investim kapital i cili do të ngelte vakëf i Gostivarit duke i gjeneruar kësaj Myftinie miliona euro! Kërkesa për përqindje, për përfitim personal nga një investim i huaj, i detyroi arabët që tek Shaqir Fetai ta shohin hajdutin i cili, për interesa personale nuk do me ia ditë për parimet islame!
Tani, kur po e nuhatë largimin e tij nga “reisllëku”, insiston që bashkë me mentorin e vet të hajnisë, Irsal Jakupin, ta zbatojnë strategjinë e vjedhjes së haxhit, me të cilën strategji Irsal Jakupi kishte ardhur në postin e sekretarit të BFI-së (kjo strategji e tij u publikua me rastin e publikimit të “bombave”, përgjimeve, që i bënte publike ish-ryeministri, Z. Zajev)!
Shaqir Fetai, i revoltuar nga interesimi i opinionit për ta bërë publik çmimin e haxhit të sivjemë, ai tregon dhe e bën “transparente” (!!!) se ku do të shpenzohen paratë e haxhillerëve, duke trilluar dhe duke e bërë transparent synimin e vjedhjes së madhe! Me transparencë nuk nënkuptohet “dëshmia” se ku shpenzohen paratë, por sa dhe si do të shpenzoen paratë! Për shembull, sa do të jetë çmimi i vaksinës, edhe pse vaksina vjen falas nga Turqia. Nuk e tregon çmimin për ilaçet, edhe pse ato mund të sigurohen gratis nga shteti! Nuk tregon se sa do të paguhen doktorët dhe udhëheqësia e haxhilerëve (hoxhallarët) edhe pse, shumica prej tyre, do të jenë delila. Organizatori duhet të sigurojë “drejtues” nga nëpunësit e vet, të cilët edhe paguhen me rrogë për kryerejn e obligimeve fetare kundrejt popullatës myslimane!
Pra, justifikimet e Shaqir Fetait se ku do të harxhohen mbi 13 milion euro të haxhilerëve, janë përpjekje për ta kamufluar vjedhjen e madhe të Irsal Jakupit, i cili, pa dyshim që, fitimin nga ky “bisnes” do ta ndajë me Shaqir Fetain! Për këtë paftyrësi pa dyshim që mallkimi i Zotit dhe pesha e djersës së myslimanëve të ngratë do të bie mbi këta hajna profesonistë të cilët hajninë e konceptojnë si çështje reformash në BFI! / LMR në BFI/

Leave a Reply