Derisa numri i personave që kërkojnë të marrin vaksinën kundër COVID-19 dita-ditës po rritet, ka edhe prej atyre që vazhdimisht po pyesin se cilat janë efektet e saj anësore.
Madje sipas ekspertëve ekzistojnë dallime mes prodhuesve të vaksinave anti-COVID, ku asnjë prej tyre nuk i ka të njëjta efektet anësore, transmeton Telegrafi.
E për të marrë përgjigje lidhur me këto shqetësime të qytetarëve, më poshtë ju listojmë emrat e prodhuesve të vaksinave anti-COVID dhe efektet e tyre anësore pas marrjes së vaksinës.
Megjithatë ekspertët shëndetësore thonë se nuk duhet pasur hapësirë për brengë apo frikë se mund t’ju ndodh diçka e keqe.
Për të marrë sa më shumë informacione lidhur me këtë çështje janë kryer teste klinike dhe janë mbledhur të dhëna nga Agjencia amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), që kanë eksploruar të gjitha efektet më të shpeshta anësore e pikërisht për këtë shumica e vaksinave kanë marrë miratimin e përdorimit te njerëzit.
Për të mësuar detajet rreth efekteve anësore të gjitha vaksinave anti-COVID, shikoni postimin e publikuar më poshtë.