Ish-Kryeministri Berlusconi në spital

Ish-Kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi ka qenë në spital që prej ditës së martë, kanë konfirmuar për Reuters dy burime nga partia e tij Forza Italia.

Sipas kësaj agjencie, 84-vjeçari shkoi në spitalin San Raffaele në Milano për të bërë kontrollet dhe analizat pas infektimit me koronavirusin Covid-19, sëmundje që e kaloi Shtatorin që lamë pas.

Kjo është hera e dytë që Berlusconi shkon në spital për të bërë kontrollet rutinë dhe për të monitoruar shëndetin e tij. Kujtojmë se në vitin 2016, ish-Kryeministri italian iu nënshtrua një operacioni në zemër, si dhe fitoi betejën me kancerin e prostatës.

Leave a Reply