“Ekonomia ruse ka marrë goditje të rëndë”

Vladimir Putin bëri të ditur se ka njëfarë progresi në bisedimet ruso-ukrainase që zhvillohen pothuajse çdo ditë”.

Qëndrimet, presidenti rus Vladimir Putin i bëri gjatë takimit me liderin bjellorus Lukashenko, sipas raporteve të TASS ( Agjencia Ruse e Lajmeve).

Po ashtu kreu i Kremlinit tha se sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës janë “një goditje e rëndë për ekonominë tonë”.

Për herë të parë, presidenti rus Vladimir Putin pranoi vështirësitë, por  shtoi se është “i sigurt se Rusia do t’i kapërcejë këto vështirësi.

“Ne do të mund të përfitojmë nga kjo situatë”. Për shkak të “përpjekjeve për të kufizuar zhvillimin tonë”, , vendi do të fitojë “më shumë aftësi dhe më shumë mundësi për t’u ndjerë i pavarur dhe i vetë-mjaftueshëm, dhe në fund kjo do të jetë një gjë e dobishme”, u shpreh Vladimir Putin, i cili 16 ditë më parë urdhëroi sulmin ndaj Rusisë.

Leave a Reply