Hulumtimi që kanë kryer mjekët e Qendrës për virusologji në Bon kanë zbuluar se virusi Corona nuk mbetet në ajër dhe nuk mund të bartet nga ajri, nuk mbetet në pemë, perime, bukë, por rruga kryesore e bartjes janë piklat nga goja, shkruan “srpskidnevnik” transmeton “Bota Sot”.
Kjo mund të ndodhë me kontaktin direkt me personin, po shpesh edhe me kontaktin me dorë kur ata prekin me pas fytyrën , hundën etj.
Në sipërfaqet si janë p-llastikat, metalet mund të ruhet deri 3 ditë sepse thahet, ndërsa në ujë edhe me gjatë.
Sipas tyre virusi Corona gjatë mbijeton në guaskën e banjos, lavabo, kuzhinë përkatësisht në të gjithë sipërfaqet e lagshta sepse lagështia ia zgjat jetën.
Atë që qytetarët duhet ta dinë është se virusi mbetet edhe në rroba, por definitiv nuk ka asnjë rast të infektimit nga rrobat dhe ekspertët përjashtojnë një mundësi të tillë. Mënyra e vetme e bartjes është me kontakt me të prekurin.
Bartja e maskës dhe dorezave është çështje individuale, por nuk ka nevojë nëse mban distancën dhe nëse pastron duart si kthehesh në shtëpi.
Hulumtuesit thonë se personat me sëmundje akute dhe infektime respirator-e dhe duhet të qarkullojnë në hapësira publike duhet të bartin maska (kirurgjike) sepse ul rrezikun e infektimit nga njerëzit me pikla gjatë teshtimës edhe kollitjes dhe për shkka mos shpërndarjes iu rekomandohen maskat.
Po ashtu këshillohet që maska duhet të mbuloj hundën dhe fytin dhe nëse ajo “laget” apo ardhja në kontakt me ndonjë lëng, pikla ajo duhet të ndërrohet dhe derisa bartet nuk lëvizet maska.
Nga ana tjetër nuk ka fakte të mjaftueshme se bartja e maskës ul rrezikun e infektimit të personit të shëndosh që bart maskë.
Sipas Organizatës Botërore të mjekëve bartja e maskës kur nuk rekomandohet mund të krijoj ndjenjë të rrejshme të sigurisë, që mund të mos respektohen masat e higjienës qendrore si është larja e duarve.
Si edhe te gripi edhe sëmundjet tjera infektive akute respirator-e, ekspertët thonë se duhet të ruhet distanca deri 2 metra nga njerëzit tjerë që shihen se kanë simptoma të teshtimës apo kollitjes dhe këto masa janë të rekomanduara çdo kund dhe në çdo kohë.