Vazhdon përhapja e Covid-19, deri tani 45,371 të vdekur dhe 905,279 të infektuar, 190,710 të shëruar

Përhapja e pandemisë së Covid-19 vijon me ritme të shpejta në të gjithë botën.

Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 45,371 ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 905,279.

Të shëruar deri tani janë 197,710 pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 199,092 ndërsa të vdekur janë 4,434.

Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 13,155 viktima.

Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 15 dhe janë 259 të infektuar.

Raportimi i orës 20:15

Raportimi i orës 15:12

Raportimi i orës 12:00 

Raportimi i Ores 08:20

Raportimi i Ores 07:00

Leave a Reply