Një sasi eksplozivi është gjetur jashtë shtëpisë së një qytetari në Fushë –Krujë.
Ngjarja ka ndodhur të dielën, ku Alfred Voga, ka konstatuar në ambientin e jashtëm të banesës një pako të vogël.
Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes në fshatin Halil dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
Po ashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Voga është drejtor i Sigurimeve Shoqërore.