Eksploziv shtëpisë së drejtorit të Sigurimeve Shoqërore, gjendet pakoja e pashpërthyer

Një sasi eksplozivi është gjetur jashtë shtëpisë së një qytetari në Fushë –Krujë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, ku Alfred Voga, ka konstatuar në ambientin e jashtëm të banesës një pako të vogël.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes në fshatin Halil dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Po ashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Voga është drejtor i Sigurimeve Shoqërore.

Leave a Reply