Ekstradohet 34-vjeçari amerikan, kërkohej për përdhunim në SHBA

Një 34-vjeçar amerikan është ekstraduar nga Tirana drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Luke Adrian Cooke ishte në kërkim ndërkombëtar nga gjykata e Shirby, Tennesse në akuzën e përdhunimit në kushte të rënduara në grup.

Sipas burimeve zyrtare Cooke, nga janari i vitit 2003 deri më 11 maj të 2006 në Kontenë e Shirby ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një adoleshent 15-vjeçar, e më pas më 11 maj të 2006 ka ngacmuar seksualisht një 8-vjeçar.

Luke Adrian Cooke u arrestua në Tiranë më 15 prill të këtij viti me qëllim ekstradimi, pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me atë të Washingtonit.

Leave a Reply