Pjerin Xhuvani është personi që u vra këtë të mërkurë në Elbasan.
Ai ka qenë drejtor i LSI dhe kryetari i degës së kësaj force politike në Elbasan.
Xhuvani u arrestua një herë për një skandal me barnat, kur ishte drejtor rajonal i Fondit të Barnave të Rimbursueshme.
Pas shkarkimit nga ana e LSI, Pjerin Xhuvani ju bashkua PDIU.
Po ashtu, Pjerin Xhuvani ishte një ndër emrat e akuzuar nga PD se ishte pjesë e grupit që konfliktua me militantët demokratë në Elbasan në festimet e Ditës së Verës.