EMA pajtohet me OBSH, nuk rekomandon dozën e tretë të vaksinës

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk rekomandon përdorimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19. Kjo pasi nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të rekomanduar përdorimin e dozave përforcuese. Ky njoftim nga rregullatori evropian i barnave vjen në kohën kur shtete të Bashkimit Evropian kanë thënë se nga muaji Shtator do të nisin dhënien e dozës së tretë për pjesën e ndjeshme të popullatës.

EMA ka thënë se i duhen më shumë të dhëna për të rekomanduar dozën e tretë, po ashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë, të mërkurën ka bërë thirrje që të ndalohet administrimi i dozave përforcuese derisa më shumë njerëz në mbarë botën të vaksinohen. Gjermania dhe Franca injorojnë thirrjen e OBSH-së për dozat përforcuese të vaksinave dhe kanë në plan që në muajin Shtator të injektojnë dozën e tretë tek grupet e riskut.

Leave a Reply