Emigrimi, gangrena që po thellohet

Vitet e fundit dhjetëra të diplomuar po ikin nga Shqipëria për një jetë më të mirë

Emigrimi është një fenomen që nuk i është ndarë shoqërisë shqiptare. Por vitet e fundit shikohet një largim i personave të kualifikuar, përfshi edhe profesionet e mjekësisë. Sipas Federatës së Mjekëve Shqiptarë, rezulton se janë rreth 3 mijë mjekë dhe infermierë shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian. Grupi i xhirimit i Klan Plus ishte në Holandë ku intervistoi një nga dhjetëra mjekët që është larguar.

Okulistja Olta Gishti për fenomenin e korrupsionit në fushën e shëndetësisë në vendin tonë ia lë sistemit. Sistemi shëndetësor holandez është tërësisht publik, dhe çdo qytetar paguan siguracionet shëndetësore. Sipas saj, integrimi në shoqërinë holandeze është i vështirë. Edhe pse i mungon Shqipëria dhe familja rikthimin e shikon të pamundur.

Në katër vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare të Urdhrit të Mjekut, kanë ikur 666 mjekë të përgjithshëm, por edhe specialistë. Nuk ka të dhëna për 2020 për shkak edhe të pandemisë botërore të Covid-19. Largimi i profesionistëve të shëndetësisë, sipas ekspertëve, do të sjellë një vakum të frikshëm në vitet në vijim, ndërkohë që edhe kostot financiare janë të shumta, pasi një mjeku i duhen 10 vite studimi.

Leave a Reply