Një sherr për motive të dobëta i mori jetën mëngjesin e kësaj të marte 29 vjeçarit Dukagjin Plaku.
Ngjarja ndodhi në fshatin Salltinë rreth orës 03:00 të mëngjesit ku shtetasit Qazim Plaku, 24 vjeç Myrteza Hysa 24 vjeç, Jurgen Hysa dhe viktima Dukagjin Plaku ishin duke konsumuar alkool në një lokal.
Por konsumimi i tepërt i alkoolit, bëri që mes tyre të degradoj një sherr për motive të dobëta, ku shtetasi Qazim Plaku qëlloi me thikë shtetasin Myrteza Hysa. Kjo gjë bëri që Myrteza Hysa së bashku me vëllain e tij Jurgen Hysa të konfliktohen me sende të forta me dy vëllezërit Plaku. Ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën Dukagjin Plaku.
Policia nga ana tjetër ka bërë të mundur arrestimin e tre personave të tjerë ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motiveve që çuan drejt konfliktit vëllezërit.