Aksioni kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë ka lënë në errësirë shumë familje kryesisht ne periferi apo zona të thella që vuajnë varfërinë. Por ndërsa qeveria ka dhënë zgjidhje përmes pagesave me këste, Avokati i Popullit kërkon që familjet me kushtet më të këqija të furnizohen të paktën për ndriçimin e shtëpive. Kërkesa me amendimet ligjore është depozituar në kuvend. Sipas të dhënave zyrtare që iu referohet avokati i popullit, rreth 14 % e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri absolute dhe më shumë se 2 % në varfëri ekstreme. Pikërisht këto familje do të mund të përfitojnë dritë në shtëpi nëse ndryshimet ligjore kalohen në parlament.
Berisha: Do t’i dorëzojmë SPAK-ut dhe NATO-s prova për trafikun e armëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke e akuzuar për përfshirje në një skemë të…

