Rio Sherri: Shqipëria ofron shumë mundësi në sektorin e teknologjisë
Për herë të parë edhe shqiptarët e diasporës të cilët duan të investojnë në Shqipëri me projektet e tyre inovative ishin pjesë e grantit për 2025 nga Start Up Albania.
Rio është një nga 83 fituesit e 2025, i cili prej disa vitesh jeton në Manchester të Britanisë së Madhe dhe është rikthyer në Shqipëri për të investuar në fushën e Sigurisë Kibernetike.
“Doja që të isha pak më i përfshirë le të themi te Komuniteti i Start Up-ve në Shqipëri duke parë se po krijohen shumë produkte, shumë ide biznesi të reja. Dhe arsyeja kryesore ishte për të krijuar rijetëzimin dhe për të qenë pjesë e këtij netëork-u. Start Up- im ëshë në Sigurinë Kibernetike, fokusi kryesor është stimulimin e sulmeve për fishing në mënyrë që të japin kompanive ose organizateve një metodë më të mirë për t’u mbrojtur në të ardhmen”, tha Rio Sherri, sipërmarrës në fushën e Sigurisë Kibernetike.
Sipas të riut që jeton jashtë vendit, Shqipëria ofron tashmë mundësi të mira për të rinjtë e talentuar dhe me paga konkurruese edhe në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike.
“Unë mendoj që është një mundësi shumë e mirë për të gjithë të rinjtë që duan të krijojnë diçka dhe kanë një ide biznesi, kanë background-in, kanë eksperiencën e duhur për të krijuar atë gjë.
Shqipëria është një mundësi e mirë sidomos në këtë periudhë, sepse kemi akses në resource të talentuar, dhe me rrogën që mund të marrë një developer në Angli ose në vendet perendimore, këtu mund të krijosh një team më të talentuar dhe shumë herë të mirë dhe mund të suportosh edhe vendin”, tha Rio Sherri, sipërmarrës në fushën e Sigurisë Kibernetike
Fituesit e granteve për këtë vit per sipërmarrjet e reja në vendin tonë janë 59% meshkuj dhe 41% femra, duke patur një interes në rritje të sipërmarrëse të reja.
Klan News