Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan, e nisi fjalimin e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara me kritika te forta ndaj organizatës.
Sipas tij organizata veproi me vonëse ndaj pandemisë së koronavirusit, për krizën humanitare në Jemen, e deri në Afrikë. Ai shtoi me tej se OKB deshtoi në parandalimin e konflikteve që kanë nisur tashmë.
RECEP TAYYIP ERDOGAN
PRESIDENT I TURQISE
“Pavarësisht idealeve, sistemi i Kombeve të Bashkuara as nuk mund të parandalojë konfliktet dhe as t’i japë fund atyre që kanë filluar. Të gjithë e shohim se nuk mund t’i kapërcejmë sfidat e sotme me strukturat e formuara sipas nevojave të shekullit të kaluar. Për të riaktivizuar sistemin e Kombeve të Bashkuara, së pari duhet të reformojmë Këshillin e Sigurimit. Ne nuk mund të lëmë fatin e m shumë se 7 miliardë njerëzve në mëshirën e 5 vendeve nuk është as e drejtë dhe as e qëndrueshme.”
Erdogan u ndal edhe tek situate në Mesdheun Lindor dhe përplasjet e vendit te tij me greqine. Ai parlajmeroi se ata që po synojnë shkatërrimin e rajonit dhe botës, po gërmojnë varrin e tyre.
RECEP TAYYIP ERDOGAN
PRESIDENT I TURQISE
“Ata që janë përpjekur të injorojnë Turqinë, të imponojnë tezat dhe hartat e tyre në Mesdheun Lindor, tani po kërkojnë të ulen në tryezën e negociatave. Ata që përpiqen të prishin ekuilibrin e rajonit dhe botës vetëm për shkak të armiqësisë së tyre ndaj Turqisë po gërmojnë varrin e tyre”
Presidenti turk, iu drejtua Greqisë para fjalimit ne okb me ane te një video konferencë me presidentin e Komsionit Europian Charles Michel dhe kancelaren gjermane Angela Merke. Ndërkohë Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara zhvillohet këtë vit ndryshe nga herët e tjera, pasi udhëheqësit botërorë takohen virtualisht për shkak të pandemisë së koronavirusit.