Erdoğan: Do ta ndjekim FETO-n deri në neutralizimin e anëtarit të fundit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se lufta kundër organizatës terroriste FETO do të vazhdojë me vendosmëri.

“Ashtu siç po luftojmë me vendosmëri dhe pa kompromis organizatat e tjera terroriste, ne do të ndjekim FETO-n derisa anëtari i fundit të neutralizohet”, tha Erdoğan para grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Ai gjithashtu tha se nuk do të lejohen ata që shfrytëzojnë njerëzit nën petkun e besimit fetar. “Këtë le ta dinë të gjithë”, tha Erdoğan.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e dështuar për grusht shtet në Turqi natën e 15 korrikut 2016.

FETO është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gülen, me banim në SHBA, ekstradimin e të cilit Turqia e ka kërkuar zyrtarisht.

Ankaraja akuzon FETO-n si përgjegjës për një fushatë të gjatë që synon të marrë shtetin përmes depërtimit në institucionet shtetërore, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Presidenti turk përshëndeti mbështetjen e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), me të cilën ai formon Aleancën Popullore, në luftën kundër terrorizmit.

Erdoğan tha se nuk ka asnjë kuadër tjetër politik përveç tyre, qëllimi i të cilit është të lërë një Turqi të madhe dhe të fortë për brezat e ardhshëm.

“Kjo është struktura e vetme politike që mund të ndërtojë të ardhmen e Turqisë, si dhe të tashmen“, tha Erdoğan./AA

Leave a Reply