Rexhep Tajip Erdogan, president i Turqisë, është shprehur se do t’i thotë presidentit amerikan Barack Obama, se armë amerikane kanë ndihmuar kurdët e Sirisë, të cilët konsiderohen nga Ankaraja përgjegjës për sulmin e së mërkurës.
Sipas medieve ndërkombëtare, Erdogan tha se, “nuk ka asnjë dyshim se partia kurdo-siriane PYD dhe krahu i saj i armatosur ishin mbrapa sulmit që ndodhi në kryeqytetin turk në orën e pikut dhe u mori jetën 28 personave”.
Erdogan u tha gazetarëve se, “do t’i thotë Obamës përmes telefonit të shqyrtojë se si dhe ku ato armë të ofruara prej jush u përdorën”.
Ndërkohë, sulmi me eksploziv erdhi në një kohë kur kurdët e Sirisë kërcënojnë se do të zgjerojnë kontrollin e tyre territorial përgjatë kufirit turk.
Shtetet e Bashkuara mbështesin PYD-në në luftimet kundër Shtetit Islamik, por megjithatë ato e konsiderojnë partinë kurde në Turqi, PKK, një organizatë terroriste, edhe pse bashkëpunon me krahun e armatosur të simotrës siriane, Ushtria për Mbrojtjen e Popullit.