Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se lufta do të vazhdojë derisa Karabaku Malor të çlirohet nga pushtimi armen.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se lufta do të vazhdojë derisa Karabaku Malor të çlirohet nga pushtimi armen.
Duke folur në ceremoninë e hapjes së spitalit të qytetit Konya, Presidenti Erdogan tha se Armenia sulmoi përsëri kur problemi i Karabakut Malor ende nuk u zgjidh, por këtë herë ajo hasi në rezultate të papritura.
Erdogan tha se Azerbajxhani vëlla filloi një lëvizje të madhe për të shpëtuar Karabakun Malor dhe se ushtria Azerbajxhanase, e cila ka përparuar me sukses deri më tani, ka shpëtuar shumë vende nga pushtimi.
“Ne qëndrojmë pranë Azerbajxhanit miqësor dhe vëllazëror me të gjitha mundësitë dhe zemrat tona. Kjo luftë do të vazhdojë derisa Karabaku Malor të lirohet nga pushtimi”, bëri të ditur Erdogan.
Presidenti preku gjithashtu zhvillimet në Mesdheun Lindor, ku tha se marrëveshja e Turqisë me Libinë paraqet kthimin e një pjese të konsiderueshme të Mesdheut Lindor në aktivitetet e ligjshme.
“Nëse i bashkoni pikat e krizave nga Siria e deri në Mesdhe dhe Kaukaz, do të shihni se kjo është një përpjekje për të rrethuar Turqinë”, bëri të ditur Erdogan, ndërsa shtoi se duke bërë përpjekje për të ruajtur integritetin e Turqisë, unitetin e popullit turk dhe fuqinë e shtetit, në anën tjetër ata hodhën hapa që do të çajnë këtë rrethim.
Duke vënë në dukje se ata që me kërcënime dhe shantazhe boshe ndaj Turqisë nuk arritën sukses në Mesdheun Lindor tani u detyruan të dëgjojnë thirrjet për dialog, Presidenti Erdogan tha: “Ata që planifikojnë të na kërcënojnë në Siri duhet të shohin se nuk ka asnjë shans për sukses. Çdo vend që përbën një kërcënim për vendin tonë është një fushë veprimi për ne”./TRT/