Në vizitën e tij të parë zyrtare në Mal të Zi, presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka mbërritur në Podgoricë, i shoqëruar nga zonja e parë, ministri i Tregtisë dhe ai i Kulturës e Turizmit.
Në aeroportin e Podgoricës ai u prit nga zëvendëskryeministri malazez Dritan Abazovic.
Me pas kreu i shtetit turk u prit nga homologu Milo Gjukanovic në qytetin Cetinje, ish -kryeqyteti mbretëror i Malit të Zi.
Gjatë takimeve ballë për ballë me zyrtarët më të lartë malazezë, janë vendosur në fokus marrëdhëniet dypalëshe si dhe hapat që do të ndërmerren për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Sarajeva ishte ndalesa e parë e turneut të presidentit Erdogan në Ballkanin Perëndimor. Ai deklaroi se sovraniteti i Bosnje Hercegovinës është kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ekspertët i lexojnë këto vizita si një përpjekje e Turqisë, për të forcuar shtrirjen gjeopolitike në vendet e Ballkanit Perëndimor.