Erion BQ-ja shkakton skandalin e Vitit të Ri/ Veliaj i jep me koncesion “Parkun Rinia” mikut të falimentuar të Edi Ramës

 

Pa njoftim paraprak publik, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dje vendimin për dhënien me koncesion kompanisë Taiwan një sipërfaqe të papërcaktuar toke në Parkun Rinia për 35 vjet, një koncesion që qe nisur nga koha kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte kryeministri aktual Edi Rama.Nga Gjergj Erebara, BIRNKëshilli Bashkiak futi në rend dite në mbledhjen e djeshme (30 dhjetor 2015) një kontratë koncesioni për ndërtimin e një parkingu privat në tokë shtetërore në parkun Rinia, duke riaktivizuar një vendim të administratës së Bashkisë të vitit 2009, kohë kur bashkia drejtohej nga kryeministri aktual Edi Rama. (link projektakti i Këshillit Bashkiak).Vendimi i Këshillit Bashkiak [Mbi] “miratimin e termave kryesore të kontratës koncesionare”, argumenton se procesi i kërkesës së koncesionit me nismë të koncesionmarrësit është marrë në maj të vitit 2009, ndërsa miratimi i termave të kontratës u bë në vitin 2015. Në tenderin formal për kontratën e koncesionit të zhvilluar në vitin 2009 pati vetëm një pjesëmarrës, i cili u shpall fitues.Sipas kontratës, kompania Taiwan sh.p.k do të marrë një sipërfaqe toke në Parkun Rinia (sasia e tokës nuk përcaktohet) dhe do të shpenzojë 1.9 miliardë lekë (13.5 milionë euro) për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore me kapacitet prej 1342 vende.Kompania ka paraqitur në Bashki tarifat që do të aplikojë për parkimet, të cilat fillojnë nga tarifa bazë prej 120 lekë për orë, tarifë që ulet në 100 lekë për orën e dytë, të tretë dhe të katërt dhe më pas, në 30 lekë për çdo gjysmë ore më pas. Sipas kontratës, Bashkia e Tiranës do të marrë një “tarifë koncesioni” prej 10 për qind të fitimee.Kjo formë tarife koncesioni ka rezultuar deri tani shumë e pafat për Shqipërinë, (p.sh. rasti i koncesionit të Bankersit), pasi kompanitë koncesionare janë në gjendje që të fryjnë shpenzimet dhe ta shpallin kompaninë e koncesionit me humbje përgjatë të gjithë periudhës së koncesionit.Parku Rinia është një pronë publike që i qe transferuar Bashkisë së Tiranës në vitin 2006 me një vendim qeverie, por që më pas në vitin 2009 iu kalua po me vendim qeverie Ministrisë së Punëve Publike. Në shtator 2015, një vendim tjetër i qeverisë ia kaloi sërish Bashkisë së Tiranës këtë truall. Kompania Taiwan nën sekuestroKompania Taiwan Sh.p.k është nën pronësinë e biznesmenëve Besnik Sula (80%), Apostol Goci, (5%) Albano Aliko (5%) dhe Avni Braçaj (10%).Ajo ka aktivitet të deklaruar në shërbime hotelerike, bare, e restorante, shitje me shumicë e pakicë, administrimi i parkingjeve dhe tregtimi me pakicë i karburanteve.Sipas të dhënave të depozituara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, xhiroja e saj për vitin 2014 qe 131 milionë lekë (rreth 935 mijë euro).Por aksionet e aksionerit kryesor, Besnik Sula, janë shpallur nën sekuestro që nga korriku i këtij viti për shkak të një detyrimi të pashlyer të tij ndaj një personi tjetër, për shkak të një detyrimi të pashlyer prej 100 mijë eurosh borxhe.

Leave a Reply