Holanda mori nga sot presidencën e radhës se Bashkimit Europian, te cilën do ta mbaje për nje periudhe gjashte mujore. Qeveria vendase pranoi se kjo nuk është koha me e lehte për marrjen e presidencës, ndërsa unioni përballet me kërcënime terroriste, apo probleme shqetësuese, si kriza e emigranteve dhe raportet me Rusinë. Këto çështje kërcënojnë te fragmentarizojnë BE, qe përballet me nje test te vështire. Qeveria e kryeministrit Mark Rutte ka bere te ditur se siguria ndërkombëtare dhe emigracioni do te jene prioritetet kryesore, se bashku me krijimin e vendeve te reja te punës, inovacionin dhe forcimin e ekonomisë se eurozonës. Ne ketë periudhe pikëpyetjet janë ngritur edhe për te ardhmen e Britanisë brenda unionit.
Vendet evropiane ngurrojnë t’i japin Ukrainës kundërajrorë “Patriotë”
Duket se vendet evropiane, të cilat zotërojnë kundërajrorë Patriotë, po ngurrojnë t’ia japin Ukrainës ndonjë prej tyre. Ukraina ka shumë…