Putin: NATO, kërcënimi më i madh

Raportet mes Rusisë dhe NATO-s pritet te përkeqësohen, pasi presidenti rus Putin ne strategjinë e re te sigurisë e cilësoi zgjerimin e Aleancës se Atlantikut Verior si kërcenim per vendin e tij. Dokumenti i firmosur nga shefi i Kremlinit, qe rishikohet çdo gjashte vjet e qe nënvizon interesat e Rusisë, shfaq nje qëndrim te ri te Moskës ndaj bllokut te vendeve te NATO-s. Qe prej vitit 2014 me nisjen e krizës se Ukrainës, raportet me Rusinë kane qene te tendosura dhe me ketë strategji Rusia thotë se aleanca po i afrohet kufijve te saj ne mënyre te paligjshme, si dhe po shton aktivitetet ushtarake. Ne te theksohet se politika e jashtme e pavarur e Rusisë ka sjelle reagime te SHBA dhe aleateve te saj ne NATO, qe kërkojnë te ruajnë dominimin ne çështjet globale. Por pas ketij dokumenti, një zyrtar o NATO-s deklaroi se strategjia do te studiohet me kujdes, por ai i cilësoi te pabaza pretendimet e Rusisë se politikat e NATO-s përbejnë kërcenim per sigurinë e saj. Për te, zgjerimi i Aleancës nuk drejtohet kundër askujt, pasi çdo vend është sovran dhe ka te drejte te zgjedhe aleancës se çiles dëshiron t’i bashkohet. Sipas zyrtarit, politika e dyerve te hapura te NATO-s ka qene sukses historik, se bashku me zgjerimin e BE qe ka sjelle stabilitet ne Europe qe pas rrëzimit te murit te Berlinit. Zgjerimi i fundit i aleancës 28 anetareshe te Atlantikut Verior ndodhi ne vitin 2009, kur asaj iu bashkuan dy vendet ballkanike, Shqipëria dhe Kroacia, ndersa Gjeorgjia, nje ish republike ruse është vend aspirant per t’u bere pjese e saj.

Leave a Reply